Sulmuesi i Sevillas, Rafa Mir, është dënuar zyrtarisht me tetë vjet e gjysmë burg për sulm seksual, sipas raportimit të gazetës spanjolle OK Diario.
Vendimi është marrë nga Seksioni i Katërt i Gjykatës së Valencias pas një procesi gjyqësor që tërhoqi vëmendje të madhe publike dhe që lidhej me një festë pranë pishinës të zhvilluar në shtator të vitit 2024.

Në vendimin përfundimtar, gjykata ka urdhëruar gjithashtu hapjen e një hetimi ndaj disa zyrtarëve të policisë lokale të Beterës, nën dyshimet për dëshmi të rreme gjatë procesit gjyqësor.
Sipas raportimeve, policët kishin deklaruar gjatë seancave të mbajtura më 28 maj se dy denoncueset kishin pohuar fillimisht se marrëdhëniet kishin qenë me pëlqim të plotë.

Megjithatë, kjo dëshmi bie ndesh me deklaratat e vazhdueshme të viktimave, të cilat gjatë hetimeve dhe gjykimit kanë këmbëngulur se nuk kishte pasur pëlqim.
Vendimi i rëndë gjyqësor i jep fund një çështjeje që ka shkaktuar debat të madh në Spanjë dhe pritet të ndikojë në mënyrë vendimtare në karrierën profesionale të 28-vjeçarit në futbollin spanjoll.



Të tjera
Kurti njofton projektin gjigant – Zbulohen detajet e “Superpunës” që po ‘çmend’ rrjetin
Mourinho jep dritën jeshile për largimin e parë te Real Madridi
Endrit Thaçi: Çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj