FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh, të cilët do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ky kontribut i FSK-së synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

FSK ka theksuar se në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve, drejt lokacioneve të përcaktuara nga Federata e Futbollit e Kosovës./