Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

Trump: Do të duhet t’ia kthejmë paratë Iranit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-ja ka marrë “shumë” para iraniane dhe do të duhet t’i kthejë ato, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

“Kemi marrë shumë nga paratë e tyre dhe i kemi paratë e tyre”, tha Trump në një konferencë për shtyp në Francë, në përfundim të samitit të G7-tës.

“Nuk janë paratë tona, janë të tyre, dhe i kemi ngrirë në një moment të caktuar. Mendoj se do të duhet t’ua kthejmë, sepse nëse nuk do t’i kthenim, askush nuk do të investonte më kurrë në dollar”, shtoi ai.