Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha të mërkurën se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte “këmbëngulës” dhe “i fiksuar” me goditjen ndaj Iranit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite gjatë mandatit të saj.
Duke folur në një intervistë, në një aktivitet në New York City, Clinton diskutoi qasjen e Netanyahut ndërsa ajo shërbente si sekretare shteti.
Klinton tha se Netanyahu këmbëngulte pa pushim për të sulmuar Iranin.
“Ai thoshte: ‘Duhet të na mbështesni në sulmin ndaj Iranit’. Kjo ndodhi gjatë periudhës nga viti 2009 deri në vitin 2012”, tha Clinton.
Ajo tha se çështja e sulmit ndaj Iranit ishte një temë e përsëritur dhe kujtoi një bisedë të gjatë telefonike me Netanyahun dhe ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.
“Ata thoshin gjëra të tilla si, ‘Aeroplanët tanë janë në pistë.’ Dhe unë thoja, ‘Epo, fat të mbarë. Dua të them, në rregull, por pse po e bëni këtë?’” tha Clinton.
Klinton tha se Netanyahu kishte qenë prej kohësh i “fiksuar” si me sulmin ndaj Iranit ashtu edhe me normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite gjatë kohës së saj në detyrë.
Ajo shtoi se e njëjta qasje mund të shihet edhe në marrëdhënien e Netanyahut me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.



Të tjera
Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë
Nagavci: Su*lmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike
Lëngu i portokallit ndihmon në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut