Sa më i thellë të jetë personaliteti i një vajze, aq më e vështirë do të jetë për të të gjejë lidhjen e përshtatshme. Mund të dalë në disa takime, por, në një pikë, marrëdhënia do të ndalet… dhe kjo, kryesisht për shkak të intensitetit të thellësisë së saj.
Jo çdo mashkull është i fortë mjaftueshëm sa për të përballuar një grua “të thellë”.
Për këto arsye:
Një grua e thellë bën pyetje të thella. Ajo nuk kënaqet me një bisedë sipërfaqësore dhe mund t’ju bëjë edhe pyetje “të sikletshme”.
Një grua e thellë është e ndershme. Ajo e trajton shumë seriozisht integritetin e saj.
Një grua e thellë dëshiron një raport të thellë. Ajo dëshiron të flasë për histori tuajat, të shkuarën, të kuptojë lëndimet dhe t’i shtojë vlera jetës tuaj.
Një grua e thellë nuk frikësohet nga intimiteti. Ajo nuk ka frikë të jetë plotësisht vulnerabël kur e dëshiron këtë gjë.
Një grua e thellë ju sheh tej e tej, duke ju bërë të ndiheni rehat dhe duke ju kuptuar.
Një grua e thellë kërkon përmbajtje. Konsistenca është themeli i një lidhjeje.
Ajo është intense në gjithçka dhe kjo mund të rezultojë intimiduese për disa meshkuj.
Vetëm një grua e thellë mundet të dashurojë thellësisht.
Një grua e thellë nuk do t’ju presë nëse ju sheh hezitues apo të pavendosur lidhur me të. Ajo nuk ka frikë të qëndrojë vetëm nëse ajo dashuri nuk është e duhura për të.



Të tjera
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
Lidhja në distancë – çifti korean bashkohen përmes artit