Kombinimi i limonit me
vajin e ullirit janë një kombinim i famshëm për të stimuluar dobësimin. Këta dy
përbërës natyralë ndihmojnë trupin tuaj të nxjerrë të gjithë toksinat juaj nëse
konsumoni një gotë çdo ditë.
Përveç përfitimeve të brendshme
që sjell kjo pije, ju mund ta përdorni edhe për trajtime të jashtme. Limoni dhe
vaji i ullirit janë një mënyrë shumë efikase edhe e trajtimit të problemeve me
lëkurën.
Sugjerohet një mënyrë të
trajtimit të lëkurës me anë të këtij kombinimi perfekt. Vaji i ullirit është i
mbushur me antioksidantë si vitamina A dhe E.
Ndihmon në pastrimin dhe
rikuperimin e fytyrës së dëmtuar nga aknet, dielli, tymi i cigareve apo faktorë
të tjerë të jashtëm.
Vaji i ullirit funksionon
si një zbutës natyral, duke i lënë poret tuaja të pastra që mban larg krijimin
e akneve.
Është i këshillueshëm për
fytyra delikate pasi do t’i japë fytyrës tuaj një ndjesi pastërtie dhe butësie
të mrekullueshme.
Lëngu i limonit është një
ilaç natyral që ndihmon në mbylljen e shenjave që shkaktojnë aknet.
Ngjyra e lëkurës tuaj do
të jetë më e bardhë dhe më e ndriçuar për shkak se limoni do t’ju sigurojë një
pastrim të thellë të saj.
Përzierja e këtyre dy përbërësve
do t’ju japë efektin që dëshironi.
Për më shumë lexoni
përgatitjen e maskës:
Përbërësit
2 lugë gjelle me vaj
ulliri
2 lugë gjelle me lëng
limoni
Përgatitja
Kombinoni dy përbërësit në
një enë të vogël dhe trazojini mirë.
Aplikojeni në fytyrë të
pastër dhe në qafë duke shmangur zonën poshtë syve.
Lëreni të veprojë për 25
minuta, gjatë kësaj kohe sigurohuni që të vendosni një peshqir rreth qafës për
të evituar ndotjen e rrobave nga maska.
Më pas lani fytyrën me ujë
të ngrohtë dhe thajeni me kujdes me një pëshqir të butë.
Më pas aplikoni kremin
tuaj të përditshëm hidratues.



Të tjera
Zbulohet ilaçi i ri injektues që i jep fund vuajtjes nga migrena
Shekerinska: Angazhimi i NATO-s për Kosovën mbetet i palëkundur
Formacionet zyrtare: Gjermania – Bregu i Fildishtë