Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish ditën e sotme Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi një ditë më parë ai shpalosi kërkesat e protestuesve që prej tre javësh kërkojnë largimin e tij nga qeveria.
Kryeministri publikoi një dokument, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si “një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman”.
Mirëpo, në një dokument të publikuar së fundmi rezulton se Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në përfundim të luftës.
Mirëpo, në një dokument të publikuar së fundmi rezulton se Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në përfundim të luftës.Në dokument thuhet se Goxhaj ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit.




Të tjera
Balaj: Vendin e pret një bllokadë e re politike dhe proces i ri zgjedhor
Dega e LDK-së në Prishtinë i kërkon dorëhegjen Lumir Abdixhikut: Ti hapet rruge ndryshimeve të domosdoshme
Kearns: Serbia ar*matosi anëtarët e grupit që kreu sul*min në Banjskë