Balaj: Pas çdo seance të dështuar po shtrohet një tullë në rrugën e zgjedhjeve

Balaj: Vendin e pret një bllokadë e re politike dhe proces i ri zgjedhor

Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka kometuar zhvillimet politike në vend.

Sipas Balajt, situata aktuale politike po i ngjan skenarit që është parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke paralajmëruar se vendi mund të përballet sërish me bllokadë institucionale.

“Kemi hyrë në një farë paravani të një skenari që e kemi parë në zgjedhjet paraprake, domethënë prej nëntë shkurtit, edhe që për epilog prapë ka me pasë bllokadën. Bllokadë e cila ka me u përcjellë me një proces të ri elektoral”, ka deklaruar Balaj.

Ai vlerësoi se zhvillimet e deritanishme po çojnë drejt një ngërçi politik, i cili sipas tij mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi të ri zgjedhor.