Maroku ka siguruar biletën për në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026, duke e mbyllur me sukses aventurën në Grupin C, megjithëse nuk arriti ta rrëmbejë vendin e parë nga Brazili.
Përfaqësuesja marokene triumfoi 4-2 ndaj Haitit në Atlanta, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë sesa pritej. Kampionët e Afrikës u detyruan të riktheheshin dy herë në rezultat pas avantazhit të haitianëve, duke shkuar në pushim me shifrat e barabarta.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Maroku tregoi më shumë qetësi dhe cilësi, ndërsa golat e zëvendësuesve Soufiane Rahimi dhe Gessime Yassine vulosën fitoren e rëndësishme.
Në takimin tjetër të Grupit C, Brazili nuk lejoi befasi, duke mposhtur Skocinë me rezultat të pastër 3-0. Kjo fitore bëri që brazilianët ta mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë.
Të dyja skuadrat përfunduan me nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve, por Brazili siguroi kreun falë golaverazhit më të mirë (+6).
Si fitues i Grupit C, Brazili avancon në fazën e 1/16-ës së finales nga pozita e parë, ndërsa Maroku vazhdon garën si skuadra e dytë e grupit.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje