Agim Veliu, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka cilësuar legjitime dhe të drejta kërkesat e disa degëve për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, përcjell KosovaPost.
Në një shkrim në Facebook, Veliu ka thënë se Abdixhiku duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për dështimin në zgjedhje. Me Abdixhikun në krye, LDK-ja më 7 qershor mori rreth 17 për qind të votave si partia e tretë. Në tri raste me të si udhëheqës, LDK-ja ka mbetur parti e tretë.
“Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin. Nën drejtimin e tij, LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë, pa arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve të mëdha dhe kontrollit të plotë mbi partinë. Pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi në krye të partisë pa reflektim politik shihet si mungesë përgjegjësie dhe pengesë për reformimin e LDK-së”, ka shkruar Veliu.



Të tjera
Ushqimet që ndihmojnë ata që kanë mëlqinë e dhjamosur
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë