Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë, duke rritur gatishmërinë për reagim në situata emergjente që përfshijnë materie të rrezikshme.
Trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të kësaj kompanie për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë, i cili përdoret në raste të incidenteve me numër të madh të të prekurve.
Sipas FSK-së, sistemi i sofistikuar i dekontaminimit mundëson ndërhyrje të shpejtë dhe efikase në situata emergjente, duke ofruar mbështetje për qytetarët në rastet e ekspozimit ndaj materieve të rrezikshme.
Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe operative, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për qytetarët në çdo situatë që kërkon reagim të specializuar.



Të tjera
Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën
10 ushqime të pasura me kalcium
Maqedonci: Besimi ndaj ushtrisë është obligim për ne