Ekipi zviceran, Luzerni ka zyrtarizuar transferimin e Alketa Ramës.
Sulmuesja 22-vjeçare ka nënshkruar kontratë me ekipin e AWSL deri në fund të sezonit 2026/27.
Aktualisht pjesë e Kombëtares së Kosovës, Rama ka kaluar nëpër akademinë e Zürichut që nga viti 2016, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi si e huazuar tek Aarau.
Për sezonin e ri, Rama transferohet në Zvicrën Qendrore dhe do të luajë me fanellën me numrin 9.
“Luzern i uron Alketa Ramës mirëseardhje të ngrohtë dhe një fillim sa më të suksesshëm”, shkruan Luzerni në faqën e tij zyrtare.
Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, me prejardhje shqiptare, Milaim Ramës.



Të tjera
Trajtoni këmbët tuaja me kujdes
Fundjavë e nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë
VV e ndanë një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër