Nico Paz mbetet te Como, Fabregas i lumtur – Ekonomia Online

Nico Paz mbetet te Como, Fabregas i lumtur

Nico Paz do të vazhdojë karrierën te Como, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e përhershëm të talentit argjentinas, raportoi Fabrizio Romano me “Here We Go”.

Marrëveshja vjen vetëm një ditë pasi Real Madridi aktivizoi klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh, duke i hapur rrugë një transferimi të ri të lojtarit te Como.

Paz kishte shprehur dëshirën të qëndronte në klubin italian, ku ndihet i vlerësuar dhe është i bindur nga projekti sportiv i udhëhequr nga trajneri Cesc Fabregas.

Megjithatë, Real Madridi nuk heq dorë plotësisht nga mesfushori ofensiv, pasi do të mbajë një klauzolë riblerjeje, duke ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e tij.