Neymar nuk do të transferohet te FC Cincinnati, të paktën për momentin, pasi ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet me klubin e MLS-së.
Sipas raportimit të The Athletic, ylli brazilian është zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i negociatave për një transferim të mundshëm dhe ka vendosur t’i japë fund diskutimeve.
Edhe pse FC Cincinnati nuk paraqiti asnjë ofertë zyrtare, Neymar ishte i interesuar t’i bashkohej skuadrës amerikane, me kusht që palët të arrinin një marrëveshje financiare.
Megjithatë, mungesa e përparimit në negociata bëri që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain të humbte durimin, duke u tërhequr nga bisedimet.
Tashmë mbetet të shihet nëse klube të tjera do të shfaqin interes konkret për Neymarin, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në merkato.



Të tjera
Eskalon debati në Komunën e Gjilanit, përfshihet drejtori i VV-së dhe asamblisti i PDK-së (VIDEO)
Nesër KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare