Modrici e mohon një rikthim te Reali me Mourinhon: I dëshiroj gjitha të mirat – Ekonomia Online

Modrici e mohon një rikthim te Reali me Mourinhon: I dëshiroj gjitha të mirat

Kontrata e Luka Modrićit me Milanin po i afrohet fundit dhe, pavarësisht raportimeve që e lidhin me një rikthim te Real Madridi këtë verë, mesfushori kroat ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt me Jose Mourinhon për një ribashkim në “Bernabéu”.

Modrići vazhdon të sfidojë moshën. Në moshën 40-vjeçare, ai u bë lojtari më i vjetër në histori që jep një asist në Kupën e Botës, pasi shërbeu Nikola Vlašićin për golin e fitores së Kroacisë 2-1 ndaj Ganës në Grupin L.

Ky rezultat bëri që Kroacia të kualifikohej në raundin e 32 skuadrave si e dyta e grupit, ku do të përballet me Portugalinë të premten.

Megjithatë, e ardhmja e Modrićit në nivel klubesh mbetet e paqartë.

Fituesi i dikurshëm i “Topit të Artë” iu bashkua Milanit verën e kaluar me një kontratë njëvjeçare, që përfshinte edhe opsionin për zgjatje edhe për një sezon tjetër.

Së fundmi, ai ka lënë të kuptohet disa herë se aventura e tij në “San Siro” po shkon drejt fundit.

Edhe pse disa klube nga e gjithë bota janë të interesuara ta transferojnë nëse largohet nga Milani, po shtohen edhe spekulimet se Modrići mund t’i japë fund karrierës pas Botërorit 2026.

Raportimet sugjerojnë gjithashtu se ai mund të rikthehet te Real Madridi në një rol si trajner ose drejtues sportiv.

Megjithatë, Modrići ka mohuar zërat se ka biseduar me Mourinhon për një rikthim në Madrid.

“E di që jam në një moshë ku fundi i karrierës po afrohet gjithnjë e më shumë,” tha Modrići pas ndeshjes ndaj Ganës.

Kur u pyet për marrëdhënien e tij me Mourinhon dhe emërimin e tij si trajner i Real Madridit, kroati u përgjigj: “Ai nuk më ka telefonuar. I uroj gjithë të mirat. Është një trajner i veçantë, një nga më të mirët. Kam shumë respekt dhe vlerësim për të”.