Cristiano Ronaldo i zëvendësoi këpucët e krijuara enkas për të pas pjesës së parë në ndeshjen e Portugalisë ndaj Kolumbisë.
Kompania e veshmbathjeve “Nike”, kishte krijuar këpucë të veçanta, para këtij dueli. Në këto këpucë është shënjuar edhe logoja CR7, ndërsa i janë dhënë superyllit portugez pasi u bë lojtari i parë që shënoi në gjashtë Kupa të Botës.
Por, këpucët e veçanta që kanë çmimin prej 280 eurove, Ronaldo i mbajti vetëm në pjesën e parë.
Ai pati disa tentime për gol, por nuk shënoi. Në pjesën e dytë u shfaq me këpucë ngjyrë rozë, siç i kanë edhe shumë lojtarë të tjerë në turne.



Të tjera
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë
Pesë efektet anësore të qumështit