Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve për vendosjen e laurës në rrugën drejt Prevallës.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se asnjë vendim nuk do të merret pa u zhvilluar dialog me banorët dhe palët e interesit.
“Të nderuar banorë të Prevallës dhe fshatrave përreth, kam përcjellë shqetësimet e ngritura lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë. Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, çështja e vendosjes së laurës dhe mënyra e menaxhimit të qarkullimit do të diskutohen bashkë me banorët, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme.
Ajo ka shtuar se aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku po përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit.



Të tjera
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj