Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sepse sipas tyre, rezultatet e KQZ-së nga zgjedhjet e fundit janë të pasakta.
Haxhiu para mediave tha se: “Sot bashkë me kandidatin për deputet Qëndrim Kryeziu kemi dorëzuar ankesë në PZAP për rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja sepse rezultati i publikuar dhe pëfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tanimë i pranuar dhe i evidentuar me dy fakte esenciale të konfirmuara nga rinumërimi 521 votave të PDK-së. Ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara në regjistrimin fillestar gabimisht, mua si kandidat në këtë rinumërim më janë shtuar gjashtë vota dhe ankesa është është e bazuar dhe rezultati nuk mund të certifikohet si i pasaktë. Ai duhet të jetë i saktë, ligji e garanton që rezultati përfundimtar dhe i certifikuar duhet të jetë i saktë”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se nuk kanë qenë “të barabartë” si palë kur raporti i sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk ka qenë publik.
“Kryesuesi Radoniqi bëri edhe një fakt të njohur që nuk ka qenë për neve, raportin e sekretariatit për rinumërimin e kryer në QNR nuk e ka bërë publik dhe si i tillë ka qenë e vështirë për neve në procedura paraprake që të jemi palë e barabartë në procesin paraprak të zhvilluar në PZAP dhe Gjykatë Supreme. Edhe neni 31 i Kushtetutës së Kosovës edhe Ligji për Zgjedhje e garanton të drejtën për të qenë palë e barbartë në procedura paraprake duke mos bërë publik nga rinumërimi në KQZ. Ne si palë me procedura paraprake nuk kemi qenë të barabartë në raport me KQZ-në. KQZ-ja është organ që administron zgjedhjet dhe duhet të mbrojë të drejtën e çdo kandidati dhe të çdo votuesi. Vota e çdo votuesi duhet të regjistrohet me saktësi ashtu siç e ka hedhur”, tha Haxhiu.
Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Qëndrim Kryeziu ka kërkuar të numërohet çdo votë dhe sipas tij, në procesin e rinumërimit ka më shumë gabime se sa që thonë zyrtarët e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.
Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse. /KP/



Të tjera
Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave
Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës në Camp Bondsteel
Ballkani në alarm ndërsa Evropa përfshihet nga nxehtësia rekord