I akuzuari kryesor për sulmin terroristë në Banjskë të Zveçanit në vitin 2024, Milan Radoiçiq, sipas publikimit të një fotografie në faqet serbe në rrjetet sociale, ka marrë pjesë në një tubim të Vuçiqit më 27 qershor në Beograd.
Radoiçiq është i akuzuari kryesor nga Prokuroria Speicale e Kosovës, si udhëheqës i grupit që kreu sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, poashtu është edhe në listën e zezë të ShBA-së, për korrupsion e pastrim të parave dhe krim të organizuar
Vuçiq është akuzuar se po e mbron Radoiçiqin pas sulmit në Banjskë.
Bashkimi Evropian, ShBA dhe NATO i kanë bërë thirrje Serbisë që të dorëzojë Radoiçiqin dhe grupin që kreu sulmin në veri të Kosovës, që synim kishte aneksimin e kësaj pjese.



Të tjera
Haxhiu: Përherë mirënjohëse ShBA-së për kontributin për liri e shtetndërtim
Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror
Peci me mesazh të ashpër: “Shpifjet do t’i paguani në gjykatë!”