Selin dhe Gimbo flasin si kurrë më parë: Xhelozia, faljet dhe arsyeja pse nuk duan shumë ekspozim

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”. Kjo ishte intervista e tyre e parë si çift, ku kanë folur për projektin e tyre me Rezarta Shkurtën, DJ remix”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë treguar edhe detaje nga jeta e tyre si çift.

Selin u shpreh se po jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës, pak te familja e saj dhe pak te familja e DJ Gimbos. Por pastaj shtoi se kanë filluar që të bashkëjetojnë.

Të pyetur në lidhje me planet për martesë, Selin tha se për momentin nuk kanë plane të tilla.

Ndërsa Gimbo u shpreh se akoma i mbajnë unazat nga dasma brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga intervista:

Heidi: Kush është më romantik dhe kush është më xheloz nga ju?

Selin: Unë kam thënë aty brenda që nuk jam xheloze. Gimbo është i pari që nuk e beson (qesh). Por është në masë tek unë, nuk është e tepruar. Është emocion njerëzor.

Selin: Se kush është më shumë romantik, unë jam romantike në heshtje.

Gimbo: Ua

Selin: Një sekondë se po na dalin gjëra të reja. E vërteta kështu është, Gimbo e bën nëpërmjet gjesteve, kafja ime e mëngjesit vjen nga ai, si në “Big Brother”. Ndërsa unë mundohem ta plotësoj në mënyrën time.

Blendi: Kush kërkon falje i pari?

Heidi: Gimbo, ai po hesht në këto pyetje.

Selin: Prandaj është ky perceptimi, se ky bën kështu si i mirë dhe njerëzit mendojnë se ky është i miri. Të flasim për atë 24 orëshin që nuk kemi folur me gojë.

Blendi: Na flisni për 24 orëshin që nuk flisnit.

Gimbo: Njëherë kërkoj falje unë, njëherë unë

Selin: Jo, jo

Gimbo: Po bëj shaka, unë…

Selin: Nuk kërkoj falje

Gimbo: Falje kërkon kjo, edhe unë normalisht. Varet kush i ka fajet.

Selin: Gimbo është më i vështirë tek kjo pjesa, nuk është i lehtë në të kërkuarit falje, edhe kur është vetë gabim, por po punojmë.

Heidi: Zakoni që ju nervozon tek tjetri por që pastaj ju bën për të qeshur…

Gimbo: Stresi i kësaj, si sot për shembull, ‘iku emisioni, trafik’.

Selin: Zakoni i Gimbos, asnjëherë nuk i lë gjërat në vendin e vet.

Blendi: Ka rregulla për të mbrojtur marrëdhënien mes jush?

Selin: Ne jemi munduar të mos postojmë dhe të jemi kaq të ekspozuar në media. Kam parë disa çifte gjithmonë të ekspozuar dhe që kanë arritur në obsesion. Kjo ka kaluar që të jenë bashkë vetëm për shkak të këtij presioni. Aty funksionojnë për botën, jo për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është realisht ajo që po jetojmë. Por jemi munduar të tregojmë pak.