Dymbëdhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin e Komunikimit – Niveli 2, duke fituar njohuri dhe aftësi të avancuara në konfigurimin, instalimin, programimin dhe funksionalizimin e sistemeve të komunikimit Harris.
Gjatë trajnimit, kursantët u aftësuan në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit ushtarak, të cilat mundësojnë komunikim të sigurt, të besueshëm dhe efektiv gjatë operacioneve, ushtrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme taktike.
Sipas FSK-së, sistemet Harris përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të vendeve partnere dhe luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Përfundimi i këtij kursi konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të komunikimit dhe në forcimin e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke siguruar mbështetje më efikase për komandimin dhe kontrollin në të gjitha nivelet e operacioneve./



Të tjera
Ulje emergjente në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se një shqiponjë dëmtoi motorin e avionit
Kurti pret vullnet të ndërsjellë nga BE-ja për anëtarësimin e Kosovës
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet