Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për politikat energjetike, duke thënë se refuzimi i projekteve si ContourGlobal dhe gazi amerikan ka ndikuar në mungesën e kapaciteteve të reja prodhuese dhe varësinë e vendit nga importi i rrymës.
Ajo ka shkruar në Facebook se gjatë gjashtë viteve të fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për import të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si barrë të madhe për ekonominë e vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Në fund, çdo refuzim e ka një faturë: Kur nuk prodhon, importon – kur importon, paguan më shtrenjtë – kur paguan më shtrenjtë, rëndon qytetarët dhe bizneset. E ndërkohë, tregtarëve të energjisë u trashen fitimet. Kosova nuk ka nevojë për politikë që e mban peng të importit. Kosova ka nevojë për politikë që prodhon energji, siguri dhe zhvillim.”



Të tjera
Keni kujdes, puna stresuese verbon
Befasi, befasi, befasi! Kongo në epërsi ndaj Anglisë
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan