Paga minimale 500 euro, Haxhiu: Çdo rritje që përmirëson jetën e punëtorëve është një zhvillim i mirëpritur

U.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Haxhiu u shpreh se ky është një zhvillim i mirëpritur dhe punëtorët meritojnë paga më të drejta dhe kushte më të mira pune.

Postimi i plotë:

Rritja e pagës minimale në 500 euro është një hap i rëndësishëm drejt vlerësimit më të drejtë të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Uroj që ky hap të pasohet me zbatim të plotë, mbikëqyrje serioze dhe përkushtim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në vendin tonë.