Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal

Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal

Një mega-operacion i zhvilluar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka goditur një grup të dyshuar kriminal që dyshohet se ishte i përfshirë në shpëlarje parash, kontrabandë me derivate të naftës, shmangie nga tatimi dhe vepra të tjera të rënda penale.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek dhe Nysret Bajraktari.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bastisur 21 lokacione të ndryshme.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera materiale.

Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ngarkohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, përdorimit të dokumenteve të rreme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se grupi kriminal ka përdorur dokumente të rreme tatimore dhe ka realizuar shitje e transaksione fiktive me derivate të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.