Arifi përsërit qëndrimin e partisë për Presidentin: Qëndrojmë në sallë nëse na plotësohen 6 pikat

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi tha se partia e tij është e interesuar stabilitet institucional por që në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, Aleanca nuk dëshiron të hyjë në qeveri me LVV-në por që do të qëndrojnë në seancën për zgjedhjen presidentit vetëm nëse plotësohen 6 kushtet e kësaj partie për LVV-në.

“Aleanca si nënshtrohet askujt për asnjë çmim ka bindjet e veta ka vizionin vet por a është gatshme aleanca të shkoj një hap më tej në rikthimin e stabiliteti nëse e marrin fuqinë politike që ka aleanca, aleanca ka dalë përtej vetes dhe ka ofruar bllanko përkrahjen që nuk ndodh të paktën ne Kosovën e pasluftës nuk ka ndodh që qato vota që i ke 7 me ia ofru partisë që ka dalë e para në shkëmbim të 6 projekteve që janë jetike për qytetarin e jo për partinë…po flas edhe për pragun e TVSh edhe gazin amerikan…në shkëmbim të votës ne jemi të gatshëm të tejkalojmë vetën nuk duam marrëveshje politike me LVV në kuptim të participimit ne qeveri, nuk duam pushtet, nuk duam me qeverisë më Albin Kuritn e programin e LVV-së por nëse i zbatojnë këto 6 pika që ia kemi dhanë atëherë 7 deputetë të AAK qëndrojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit. Jo Aleanca s’ka kandidat për president”, tha Arifi për RTV21.

Kushtet e paraqitura nga kryetari i AAK-së Ardian Gjini ditë më parë janë:

Pavarësia Energjetike – Fillimi i menjëhershëm i procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill.

Lehtësime për Bizneset e Vogla – Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro.

Mbështetje për Bujqësinë – Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë për të nxitur prodhimin vendor.

Buxhetimi i Infrastrukturës – Financimi i plotë buxhetor i projekteve rrugore e kapitale që kanë mbetur të pezulluara.