Analisti Dibran Hoxha ka reaguar pas aksionit të sotëm të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës në mbi 40 lokacione, duke thënë se hetimet për skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave përmes importit të naftës po marrin epilog.
Sipas Hoxhës, skema dyshohet se funksiononte duke deklaruar naftën si import për Kosovën, ndërsa ajo shkarkohej në Shqipëri dhe shitej në tregun e zi. Më pas, cisternat, sipas pretendimeve të tij, mbusheshin me ujë dhe hynin në Kosovë për të mbuluar gjurmët.
Ai shton se më herët ishte përmendur edhe kompania Exfis, por pretendon se kjo kishte ndodhur padrejtësisht. Hoxha shprehet se mbetet të shihet se cilat kompani do të rezultojnë të përfshira nga hetimet zyrtare.
Postimi i Hoxhës:
Si ka funksionu skema?
Tonelata naftë të ngarkume për import për në Kosovë, me rrugë tranzit Shqipninë, po figuronin muaj pas muaji si naftë që po futej në vend për nevoja të tregut.
Meqë Shqipnia e ka më të shtrenjt TVSH-në e akcizën për naftë, një ose disa konpani importuese e kishin gjet ni formulë manipulimi.
1. Nafta përmes dokumentacionit figuronte që do importohej në Kosovë.
3. Cicternat mbusheshin me ujë dhe futeshin në Kosovë, me qëllim të mbulimit të krimit.
Skema nisi me u bo e dyshimtë kur stoqet e kompanive të naftës nuk po mundeshin ma me arsyetu naftën e pretendume të importume, se nevoja e tregut nuk ishte aq e madhe.
Ky lajm ka nisë me qarkullu para disa muje në Kosovë. Niher, po duket padrejtësisht, u përmend Exfis-i si pjesëmarrës i kësaj skeme. Por, kur gazetarët “profesionistë” morën informacione se të kujt janë kamionat e zënë me mashtrim, nisën me i shti vesht në lesh.
Te shohim. 😉



Të tjera
Keni kujdes, puna stresuese verbon
Befasi, befasi, befasi! Kongo në epërsi ndaj Anglisë
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan