Kombëtarja e Anglisë do të përballet me atë të Republikës Demokratike të Kongos me fillim nga ora 18:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së Kampionatit Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit Thomas Tuchel dhe Sebastien Desabre kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Në mungesë të Reece James në krahun e djathtë te Anglia starton Djed Spence, ndërsa Marcus Rashford ka fituar balotazhin ndaj Anthony Gordon në krahun e majtë të sulmit.
Pikë reference në sulm për ‘Tre Luanët’ vazhdon të jetë Harry Kane, i cili gjithashtu do të ndihmohet edhe nga Noni Madueke dhe Jude Bellingham.
Te Kongo në anën tejtër nga minuta e parë startojnë emra si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa.
Kongo: Mpasi Nzau; Masuaku, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka; Sadiki, Moutousammy; Cipenga, Mukau, Mbuku; Wissa.



Të tjera
Franca ka thyer dy rekorde të Botërorit, pas fitores ndaj Suedisë
Keni kujdes, puna stresuese verbon
Befasi, befasi, befasi! Kongo në epërsi ndaj Anglisë