Ky Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Batllavës, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas dy ditësh kërkimesh intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Trupi i pajetë u lokalizua dhe u nxor nga ujërat e liqenit nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të angazhuara në operacion së bashku me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës.
Kërkimet kishin nisur menjëherë pasi ishte raportuar zhdukja e tij, ndërsa operacioni vazhdoi për dy ditë deri në gjetjen e trupit.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike pas përfundimit të procedurave hetimore.



Të tjera
Keni kujdes, puna stresuese verbon
Befasi, befasi, befasi! Kongo në epërsi ndaj Anglisë
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan