​Dallaveret me naftë, këta janë të arrestuarit

Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 15 mijë euro, 5 vetura, 5 autobot për transport të derivateve, 2 armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Image

Lista e emrave të plotë

“Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja. Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: Shpëlarje e parave, Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje; Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe Shmangie nga tatami”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës KosovaPress raportoi se Prokuroria Speciale bashkë Doganën e Kosovës dhe me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit kanë kryer bastisje në disa lokacione.

Nga ky aksion, Dogana e Kosovës përkatësisht drejtoria e hetimeve në doganë, bashkë me Policinë e Kosovës ka nis hetimin nën dyshimet për shmangie tatimore dhe futje të ujit në vend të naftës (përzierje).

Media nga burimet e saj merr vesh se janë tetë shtëpi private ku janë fshehur dokumentet për mospagesë tatami. Kështu në proces të verifikimit të personave që janë në tetë lokacione.

Nga aksioni i sotëm pritet të ketë edhe arrestime.