Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Mes ankesave të refuzuara janë edhe ato të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të partisë së tyre, në kuadër të procesit të rinumërimit.
Po ashtu, janë refuzuar edhe ankesat e Listës Serbe, si dhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka, të cilat kishin pretendime për parregullsi në vota.
Në arsyetimin e saj, PZAP ka vlerësuar se të gjitha ankesat janë të pabazuara.
Nëse palët nuk parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda afatit 48-orësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.



Të tjera
Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
Pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit marrin dritën jeshile për votim
Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve