Tirana rrezikon ta humbasë statusin e nikoqirit të samitit të ardhshëm të NATO-s, mësohet jozyrtarisht nga burime diplomatike në Aleancën Veriatlantike.
Sipas këtyre burimeve, kjo lidhet me pakënaqësinë e administratës amerikane dhe të disa shteteve të tjera anëtare për nivelin e ulët të shpenzimeve të mbrojtjes nga Shqipëria.
Samiti i NATO-s këtë vit do të mbahet në Ankara të Turqisë, ndërsa ishte planifikuar që samiti pasues të organizohej në Tiranë. Kjo ishte përcaktuar edhe në deklaratën përfundimtare të miratuar në samitin e vitit të kaluar, të mbajtur në Hagë.
Megjithatë, sipas draftit të deklaratës që po përgatitet për miratim, Tirana nuk figuron më si vendi nikoqir i samitit të ardhshëm të NATO-s.
Kryeqyteti shqiptar ka qenë nikoqir i disa ngjarjeve të rëndësishme evropiane gjatë viteve të fundit. Megjithatë, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri do të përbënte ngjarjen më të madhe diplomatike të mbajtur ndonjëherë në vend, pasi do të mblidhte krerët e shteteve të Aleancës, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara./rtk



Të tjera
Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për kr*ime në Kosovë, jo për politikë
Në v@rrezën e Potoçarit këtë vit do të varrosen mbetjet mortore të 10 víktimave të Gje*nocidit të Srebrenicës