Anglia shënoi një fitore dramatike 2:1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e Kampionatit Botëror të zhvilluar në Atlanta, ndërsa heroi i mbrëmjes ishte kapiteni Harry Kane, i cili realizoi të dy golat e përmbysjes në minutat e fundit të takimit.
Nga tribunat, sulmuesi anglez kishte mbështetjen e familjes së tij. Bashkëshortja, Katie Goodland, e ndoqi ndeshjen së bashku me tre nga katër fëmijët e tyre.
Vajzat, Vivienne (7) dhe Ivy Jane (9), kishin veshur bluza të bardha dhe funde të kuqe, ndërsa në shpinë mbanin numrin 9, që i përket Harry Kane. Djali i tyre, Louis (5), kishte veshur një fanellë me mbishkrimin “Daddy” (Babi). Fëmija më i vogël i çiftit, Henry (2), nuk ishte i pranishëm në stadium.
Foto: Instagram/Profimedia
Për këtë rast, Katie zgjodhi një paraqitje elegante në vend të fanellës së kombëtares angleze. Ajo u shfaq me një komplet mëndafshi të markës Toteme, me vlerë rreth 860 funte (afërsisht 1,005 euro), i përbërë nga një këmishë dhe pantallona të shkurtra me monogram.
Katie Goodland dhe Harry Kane, i cili tashmë është 32 vjeç, njihen që nga fëmijëria e hershme.
Ata u takuan për herë të parë në moshën katërvjeçare, kur ndiqnin të njëjtën shkollë fillore në lindje të Londrës, ndërsa më vonë vazhduan së bashku edhe shkollën e mesme.
Foto: Instagram/Profimedia
Lidhja e tyre romantike nisi kur ishin 16 vjeç, ndërsa kurorëzuan dashurinë me martesë në qershor të vitit 2019. Aktualisht jetojnë në Mynih, ku Kane aktivizohet me klubin e tij, por posedojnë edhe një shtëpi familjare në Hertfordshire.
Edhe pse njihet më së shumti si bashkëshortja e kapitenit të Anglisë, Katie Goodland ka ndërtuar edhe rrugëtimin e saj profesional.
Ajo ka qenë sportiste në të kaluarën, ka studiuar shkencat sportive dhe punon si trajnere fitnesi. Pavarësisht angazhimeve si nënë e katër fëmijëve, Katie vazhdon të jetë aktive edhe në profesionin e saj.
Foto: Instagram/Profimedia






Të tjera
Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
Pse vaksina e re kundër Ebola-s është kaq kontraverse?
Yamal: Nuk pendohem për komentet para El Clasicos