Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, ku kanë folur për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët.
I pari i partisë tha se kanë folur edhe për pritjen e gjatë për përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë.
“Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, tha Hamza, me bindjen se në shtator Thaçi bashkë me bashkëlufëtarët e tij do të kthehen në Kosovë.
Hamza po ashtu njoftoi se gjatë bisedës i ka “përcjellë Thaçit përshëndetjet, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës”, dhe se të njëjtat i ka marrë prapa nga ai.
“Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Hamza.



Të tjera
Trump: SHBA-të shpenzojnë më shumë se kushdo tjetër për NATO-n, është qesharake
Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”
QKUK: Gjendja e katër të pl@gosurve në Podujevë e rëndë, por stabile