Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit Europian të BE’së për gjashtëmujorin e ardhshëm.
“Urime Irlandës për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. I shpreh urimet më të mira Ministres së Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe ekipit të saj për një mandat të suksesshëm dhe produktiv”.
Konjufca shkroi se “përkushtimi i vazhdueshëm i Irlandës ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian ka një rëndësi të veçantë për rrugën europiane të Kosovës”, ndërsa shtoi se “pres me padurim bashkëpunimin e ngushtë me Presidencën irlandeze gjatë muajve në vijim”.



Të tjera
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë