Çoroviq thyen tabunë e madhe – “Kosova është sovrane”, mesazhi që po dridh prapaskenat e pushtetit!

Studentët në Serbi nuk duhet të merren me çështjen e Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, deklaroi të enjten aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Aida Çoroviq.

Ajo tha se kushdo që nuk pajtohet me këtë realitet mund ta vizitojë Kosovën për ta parë situatën në terren.

Studentët nuk duhet të merren me temën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran… Nëse dikujt nuk i pëlqejnë këto fjalë ose e lëndon fakti që Kosova është shtet i pavarur, atëherë le të shkojë në Kosovë. Aty e pret Policia e Kosovës, nuk mund të paguajë me dinarë dhe nuk funksionojnë më institucionet e Serbisë. Sipas të gjitha gjasave, edhe Universiteti paralel i Prishtinës do të mbyllet. Nuk ekziston më asnjë institucion i Serbisë që funksionon në Kosovë”, deklaroi ajo.

Çoroviq shtoi se ka miq serbë nga veriu i Kosovës, të cilët, sipas saj, udhëtojnë drejt Novi Pazarit dhe Rashkës për të tërhequr para, pasi bankomatët serbë nuk funksionojnë në Kosovë.

Aida Çorovic u bë e njohur për publikun pasi dje hodhi vezë në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq e më pas u arrestua edhe nga policia.

“Jam aktiviste e të drejtave të njeriut për shumë vite dhe pozicioni im është të qëndrojë prapa të gjithë viktimave të Srebrenicës”, tha Corovic pas arrestimit, shkruan Klix.ba.