Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë.
Personi i dyshuar, D.K., mashkull, 37 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Zyrtare: Sandro Tonali i bashkohet Tottenhamit
Marco Rubio fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e Pavarësisë së ShBA
Sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës