Këngëtari i njohur Selami Kolonja ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor me titull “Toka e Zjarrit”, një këngë me frymë patriotike që i kushtohet dashurisë për atdheun dhe vlerave kombëtare.
Projekti është publikuar i kompletuar edhe me videoklip, duke sjellë një atmosferë emocionuese dhe një interpretim plot ndjenjë nga artisti. Muzikën e këngës e ka realizuar vetë Selami Kolonja, teksti është shkruar nga **Rinalt Kasko**, ndërsa orkestrimi është punuar nga **Taulant Kolonja**. Miximi, masterizimi dhe incizimi janë realizuar nga **Vullnet Ibraimi**.
“Toka e Zjarrit” është pritur me interes nga adhuruesit e muzikës shqiptare dhe tashmë është e disponueshme në platformat muzikore, si dhe në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.
Me këtë projekt, Selami Kolonja vazhdon të pasurojë repertorin e tij me këngë që promovojnë identitetin kombëtar dhe traditat shqiptare, duke mbetur një nga zërat më të veçantë të muzikës



Të tjera
Aksioni i Policisë: Mbyllen 9 lokale të muzikës live dhe 10 qendra masazhi
Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun për kancer të gjirit
Aeroplani i Brazilit kthehet në shtëpi vetëm me një lojtar të ekipit kombëtar pas debaklit në Kupën e Botës