Zlatko Daliq nuk është më selektor i Kroacisë.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, ai ka vendosur të largohet nga posti që mbante që nga viti 2017.
Rrugëtimi i Kroacisë në Amerikë përfundoi në fazën e 1/16, pasi u mposht nga Portugalia me rezultat 2:1.
Vendimi është marrë para pak minutash pas një diskutimi disa orësh mes trajnerit dhe krerëve të Federatës Kroate.
Ishte Kupa e Botës e parë që Daliq e udhëhoqi Kroacinë pa u rikthyer me një medalje. Pas argjendit në Rusi 2018 dhe bronzit në Katar 2022, humbja ndaj Portugalisë shënoi fundin e epokës së tij më të suksesshme në historinë e ekipit kombëtar kroat.
“Trajner, faleminderit për gjithçka – për fitoret, sukseset, vendosjet, medaljet, unitetin, respektin dhe luftën e vendosur për Kroacinë në fushë dhe jashtë saj. Rezultatet flasin për atë se çfarë lloj trajneri je, dhe respekti i lojtarëve, bashkëpunëtorëve dhe kundërshtarëve të tu flet për atë se çfarë lloj personi je.”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
Keni shtuar kile gjatë karantinës? Zgjidhja më e mirë është ‘dieta’ 80 me 20