Italia ka perseritur qendrimin se nuk do te marre pjese ne sulmet ndaj Iranit madje as nuk do ti mbeshtese ato.
Gjatë konferencës për shtyp pas samitit të NATO-s në Ankara, kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti se “qëndrimi i Italisë për përdorimin e bazave ushtarake në vendin tonë është i qartë.
Ne i respektojmë angazhimet tona si të gjitha kombet serioze, por thamë se nuk do të merrnim pjesë në sulme në Iran dhe nuk kemi marrë pjesë në sulme në Iran”.
Kryeministrja Meloni shtoi më pas se Italia vazhdon të mbështesë një zgjidhje diplomatike të konfliktit:
“Unë besoj se deri më tani opsioni ushtarak në këtë rast nuk ka dhënë rezultate kaq konkrete dhe mendoj se duhet të këmbëngulim në kapacitetin dhe mundësinë e negociatave”.



Të tjera
Si ta mposhtni dhimbjen e fytit, këto janë mënyrat efektive
Gjasat e Lionel Messit për Topin e Artë rritën për 966%
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës