Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se do të heqë sanksionet CAATSA ndaj Türkiyes.
Duke folur para gazetarëve, para bisedimeve me dyer të mbyllura me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, në prag të Samitit të NATO-s 2026, Trumpi tha se ka ardhur koha që sanksionet të hiqen, pasi ShBA-ja nuk dëshiron t’i vërë sanksione vendeve mike.
Ligji “Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act” (CAATSA) është një ligj amerikan i vitit 2017, i hartuar për të penguar transaksione të rëndësishme me sektorin e mbrojtjes dhe të inteligjencës të Rusisë.
Në dhjetor të vitit 2020, ShBA-ja vendosi sanksione ndaj Türkiyesë në bazë të CAATSA-s, si pasojë e blerjes nga ana e Ankarasë të sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.
Në çfarë konsistonin sanksionet?
Duhet theksuar se sanksionet amerikane sipas CAATSA-s nuk kanë synuar kurrë forcat e armatosura turke apo ekonominë e gjerë të vendit.
Në vend të kësaj, sanksionet ishin të drejtuara kundër Kryesisë së Industrive të Mbrojtjes (SSB), agjencia shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e industrisë së mbrojtjes së vendit; prokurimin e teknologjisë ushtarake dhe modernizimin e ushtrisë turke, si dhe kundër disa zyrtarëve të lartë.
Sanksionet përfshinin ndalimin e lëshimit të licensave dhe autorizimeve amerikane për eksport drejt SSB-së. Në mënyrë të ngjashme, ato kufizonin institucionet financiare amerikane në dhënien e kredive ose huave ndaj SSB-së mbi 10 milionë dollarë brenda një periudhe 12-mujore. Gjithashtu përfshihej edhe ndalimi i mbështetjes nga Banka Eksport-Import e ShBA-së për eksportet drejt SSB-së. Autoritetet amerikane detyroheshin gjithashtu të kundërviheshin huave nga institucionet financiare ndërkombëtare që mund të përfitonin SSB-në. Zyrtarëve të përmendur në listë u ishin vendosur edhe kufizime vizash./trt



Të tjera
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in
Në Leposaviq dhe Vushtrri gjenden ar*më, múnicion dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”