Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për përfitimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së, në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, përcjell KosovaPost.
“Dje, më 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka njoftuar se këto fonde do të klasifikohen si vijojnë: Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro; Energjia – 34.5 milionë euro; Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro; Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro; Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro; Sundimi i ligjit – 15 milionë euro.
“Janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro: Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor; Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës; Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH”, ka shkruar ai.



Të tjera
Përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga pirja e shishës
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in