Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës janë këto:
Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.
Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t’i lehtësojnë këto fenomene.
Reagimet e ngadalta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas MTK-së, gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë.
Ndryshime në urinë: Problemet me urinim zakonisht janë shenjë e madhe që tregojnë se keni probleme me veshkat. Nëse jeni duke urinuar më rrallë dhe urina ka ngjyrë të errët, atëherë keni kujdes.
Lodheni më lehtë: Veshkat e shëndetshme e prodhojnë hormonin EPO (eritropoietinin), duke i lejuar qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjenin. Nëse qelizat e kuqe të gjakut janë në nivel të ulët, atëherë ju lodheni më shpejt dhe kjo ndikon në funksionin e trurit dhe muskujve.


Të tjera
Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Gjatë pastrimit të shtëpisë, gruaja has në dy granata dore në bodrum
Barcola duhet të largohet nga PSG, Liverpooli mund ta bëjë pasuesin ideal të Mohamed Salah