Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ditën e sotme, është pyetur se a do ta respektojë kjo parti aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
Për këtë, Konjufca, edhe pse s’dha përgjigje direkte, ai deklaroi se VV’ja asnjëherë s’i ka refuzuar aktgjykimet Kushtetuese.
I njëjti, kujtoi edhe një aktgjykim të vitit 2014, pas të cilit, Konjufca shtoi, VV’ja ishte tërhequr nga qëndrimet e saj.
‘’Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetueses. Deri tash vazhdimisht LVV, ato natyrisht kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja, siç ishte rastin për shembull në vitin 2014, kur tha që ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës jemi tërhequr”, ka thënë ai.



Të tjera
Uthulla një ilaq popullor, pijeni para gjumit
“Kemi pasur krisje”, Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së tij për promovimin e albumit
Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë