Tifozët e klubit gjerman Mainz i kanë dërguar një mesazh të fortë ish-trajnerit të tyre Jurgen Klopp pasditen e së shtunës në duelin ndaj Leipzigut.
Më herët gjatë këtij muaji, u njofuta se Klopp do të bëhet shef i ‘Global Soccer’ në kompaninë e pijeve energjike Red Bull
Që prej 1 janarit e tutje, 57-vjeçari do të mbikëqyrë rrjetin e klubeve të futbollit të Red Bull, që përfshijnë RB Leipzig, New York Red Bull dhe Red Bull Salzburg.
Klopp i cili u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2204, do të mbështesë gjithashtu rrjetin global të skautizmit dhe do të kontribuojë në stërvitjen dhe zhvillimin e trajnerëve.
Pasi u bë i ditur ky lajm, tekniku gjerman kishte thënë se është shumë i emocionuar që është përfshirë në këtë projekt, por vendimi i tij për të marrë këtë rol ka shkaktuar polemika.
Në fakt, reputacioni i tij në mesin e tifozëve në Gjermani ka marrë një goditje në një ndeshje të ish-klubit të tij Mainz, pasi tifozët e tyre shfaqën pankarta për të protestuar lëvizjen e fundit të Kloppit.
“A keni harruar gjithçka që ne ju ndihmuam të bëheni”, ishte mesazhi në njërën prej pankartave të shfaqura, teksa një tjetër shkruante “A jeni i çmendur?”.
Në qoftë se nuk jeni në dijeni, Red Bull kishte bërë më herët një deklaratë që nuk ishte mirëpritur, kur morën përsipër klubin e kategorisë së pestë SSV Markranstadt dhe e kthyen atë në RB Leipzig.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë