Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, para seancës së Kuvendit tha se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Ne do të veprojmë njëjtë. Ata do të kërkojnë të krijohet komisioni ad hoc dhe, normalisht, për shkak të ndërrimit të kësaj procedure që konsiderojmë se është antikushtetuese, ne nuk do të marrim pjesë në votim,” tha ajo.
Derisa shtoi se, sa i përket takimit me partitë tjera, pret të shohë çfarë do të propozojnë edhe partitë tjera.
“Shpresojmë në ndonjë zgjidhje, sepse është e pakuptimtë bllokada që po bën LVV për konstituimin e Kuvendit me një emër,” tha ajo për RTV21.
“Sigurisht që do të ketë, por atë do ta elaborojë z. Ramush Haradinaj gjatë takimit me Presidenten,” tha ajo.



Të tjera
Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin përgjigjen
Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq, faktorët që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj