Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha partitë.
Ai u pyet në një konferencë për media se kujt do t’i takonte posti i kryeministrit në një qeveri të tillë.
“Shiqo, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe të flasim për atë çështje”, tha ai.
Abdixhiku tha se kryeministri duhet të jetë “unifikues”, ashtu si edhe ministrat.
Abdixhiku kërkoi të takohet me liderër e partive të tjera për ta diskutuar këtë ide, ndërsa tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka pranuar atë.



Të tjera
Bimët mjekësore që i japin zgjidhje brenda muajit kolesterolit të lartë
Shkëlqeu edhe në Kupën e Botës, por nuk e bind Marescan: Man City e vendos në shitje yllin e skuadrës
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së