Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga tubimi në Kaçanik ka deklaruar se LDK do ta bëjë shtetin krah të familjes, me ministrinë e Familjes.
Ai u zotua se të porsalindurit do të kenë 200 euro në muaj për plot 12 muaj.
“Ne do ta bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes. Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot 12 muaj – 2400 euro mbështetje për fillimin e jetës së secilit fëmijë në Republikën tonë’’, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se ‘’Do të ketë mbështetje mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16-vjeçare, sepse familja nuk duhet ta ndiejë shtetin vetëm në prag zgjedhjesh, por në përditshmërinë e saj’’.



Të tjera
Lajini rrobat që ua blini fëmijëve përpara se t’i veshin
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëtimit në Pragë
Juventusi po tenton huazimin e një ylli të Realit, që s’ka pasur minuta shumë këtë edicion