Vjosa Osmani nga Kaçaniku i historisë: Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka vizituar Kaçanikun, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës dhe vendosmërisë, si dhe si një “kujtesë të fuqishme” se përparimi arrihet vetëm kur qytetarët angazhohen për ndryshime pozitive në vend.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se historia e Kaçanikut shërben si frymëzim për rrugën përpara, duke vënë theksin te puna, dinjiteti dhe përkushtimi.

Ajo ka shtuar se angazhimi për një të ardhme më të mirë do të vazhdojë, duke kërkuar mbështetje për vizionin e saj dhe përfaqësimin e LDK-së.