Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Kryetari i LDK-së vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai gjithashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke theksuar gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë