Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje Ndërmarrjeve Publike dhe Private që të mbrojnë të dhënat personale të qytetareve gjatë ofrimit të shërbimeve, përkatësisht gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët (qytetarët).
“Në zbatim të përgjegjësive të saj Ligjore, Agjencia për Informim dhe Privatësi në fund të muajit shkurt 2024, ka kërkuar nga të gjitha Ndërmarrjet Publike dhe Private ndërmarrjen e masave të sigurisë gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët (qytetarët).
AIP shton se në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi, kërkon nga Ndërmarrjet Publike dhe Private që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.
“Rrjedhimisht, Ndërmarrjet Publike dhe Private janë të obliguara të ndërmarrin masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.
Në këtë kontekst, AIP kërkon nga këta kontrollues zbatimin e rregullave dhe standardeve për mbrojtjen e te dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës siç përcaktohet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet tutje në njoftim.
Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka shtuar se qëllimi i saj është përmbushja e mandatit ligjor në mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve për të parandaluar ekspozimin e paautorizuar të tyre.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime